Qytetari denoncon mesazhin e marrë në 3 të mëngjesit: SHBA nuk bashkëpunon me Berishën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në telefonat e delegateve të PD-së kanë mbërritur mesazhe për të bojkotuar kuvendin e sotëm në “Air Albania”.

Në transmetimin Live që Ora News solli, një qytetar denoncoi mesazhin e mbërritur në telefonin e tij.

Në mesazh shkruhej “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasoja për PD-në nëse ndjek një të shpallur “non grata”.

Nuk dihet se nga cili numër është dërguar mesazhi, pro qytetari thotë që ja kanë dërguar në orën 3 të mëngjesit. Qytetari e cilësoi shumë të drejtë lëvizjen e zotit Berisha.

Qytetarët të pyetur nga Ora News në transmetimin maratonë e kanë komentuar lëvizjen e Berishës shumë të drejtë dhe një lëvizje që ka zgjuar popullin nga gjumi.

Ndërsa një tjetër tha se rruga e Amerikës është e gabuar.

“Ne kemi një vërejtje për Escobarin, ai erdhi nga Amerika dhe shkoi hëngri bukë me të korruptuarit. Kjo nuk është Amerika e sotme, Amerika e sotme është në rrugë në gabuar sepse PD-ja e sotme nuk ka nevojë që t’i fusin hundët këta,” ishte reagimi i një qytetari të pyetur nga Ora News.

Në Kuvendin Air Albania ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Share This Article