Qytetari nuk aplikon dot për pasaportë: E-albania e padisponueshme, edhe ambasadat gjithashtu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Denoncimet e shumta të qytetarëve po vërtetojnë se portali qeveritar e-Albania nuk po u shërben qytetarëve ashtu siç duhet. Rastet e problemeve që ky portal qeveritar ka janë të shumta dhe të vazhdueshme dhe këto vërtetohen nga ankesat e qytetarëve pranë JOQ. Së fundmi ka qenë një qytetar i cili po has probleme në aplikimin për pasaportë.

Qytetari shkruan se po tenton të aplikojë për pasaportë, por ndonëse plotëson të gjitha të dhënat në e-Albania, në fund nuk merr shërbimin, pasi faqja është e padispunueshme. qytetari shkruan për redaksinë tonë se as faqja e ambasadave nuk i ofron shërbimin që kërkon për pasaportë.

Qytetari:

Prsh . A ju beni thirrje keti shteti per pun te ambasadave se duam te bejme aplikkme per pashaport ne paris por nuk punojm .Plotesoj te gjitha te dhenat ne e albania ne fund thot “Faqja eshte e pa Disponueshme “ futem per tek ambasadat e njejt del

Share This Article