Qytetari serb: Djali im ka luftuar në Kosovë: Millosheviqi ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë mbushur 25 vjet nga sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në territorin e Kosovës,  Serbisë dhe Malit të Zi. Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, pasqyron një mendim real të serbëve ndaj luftës gjenocidale serbe në Kosovë, gjatë vitit 1998/1999.

Gazetari pyet qytetarin serb se “Kush e bombardoi Serbinë”. Qytetari serb: Slobodan Millosheviq

Gazetari: A je i sigurt?

Qytetari serb: Millosheviqi dhe Hitleri kanë qenë të njëjtë

Gazetari: Cilin shtet evropian e ka sulmuar Millosheviqi, që të thuash që janë të njëjtë?

Qytetari serb: Gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës, ai është përpjekur të bëjë spastrim etnik ndaj shqiptarëve, t’i largojë të gjithë nga Kosova. Djali im ka qenë ushtar serb në Kosovë dhe ai personalisht ka detyruar shqiptarët që të hipin në automjete transportuese (traktorë), në fshatin Zhur të Prizrenit dhe të deportohen për në Shqipëri.

https://www.facebook.com/share/r/uy3iGr9bqCRAE4yK/

Share This Article