Qytetërimi nuk fillon me Helenët.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Prof Artan Fuga

është e tmerrshme ta mendosh që në të gjithë librat e shkollës së mesme te ne, kur flitet për historinë e filozofisë, letërsisë, politikës, logjikës, madje edhe historinë e shtetit, mitologjisë, si origjinë merret Greqia e Lashtë.

Këtë e kërkojnë edhe programet mësimore të Ministrisë. Sa hap programin dhe librin të del o Zeusi, o Platoni, o Kaosi, o Homeri që të rrëfen Helenën e Trojës, o Sparta.

Unë e respektoj fort mitologjinë, tragjedinë, filozofinë e Lashtë helene. Aty kam gjetur perla humanizmi, logjikë dhe kulturë, që më kanë ndikuar për jetë, por nuk mund ta pranoj këtë budallallik të trashë, këtë injorancë pa anë e pa fund sikur gjithçka në kulturë ka nisur me grekët e lashtë.

Sikur edhe qytetërimi ynë nuk është veçse një verë e holluar me shumë ujë e qytetërimit helen.

A thua se filluam të mendojmë pas traktateve logjike të Aristotelit. Para tyre vetëm këndonim dhe bërtisnim.

Përse i deziinformoni të rinjtë, përse u hidhni trutë e gomarit, përse i bëni të besojnë se para grekërve të lashtë kanë qenë vetëm krustacetë, majmunët, ose hiçi.

Përse injoroni qytetërimet e mëdha parahelene në botë dhe në trojet epiro arbërore?

Ç’dreqin u kanë futur në bark, tru, xhepa?

Share This Article