ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në 6 minutes ago
Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit të ndeshjes me Shqipërinë: Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-n 32 minutes ago
Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani 36 minutes ago
Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë 38 minutes ago
Ankthi i së dielës po kthehet në fenomen global 49 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Qytetet shqiptare ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

albnews by albnews
31 December, 2020
in Albania, Technologji
0
Qytetet shqiptare ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

RelatedPosts

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Moderatori, letër Eni Vasilit: Mirë rrogat nuk na i jepni, por të paktën na kthe përgjigje e na tako

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

INSTAT raporton se sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën(22,3 %). Ndërsa vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1 % e tyre janë studentë ose nxënës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2019.

Por, a e dini se cilat janë qarqet, ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”, pra që kanë zgjedhur të mos punojnë.

Si për burrat ashtu dhe për gratë, qarku i Lezhes ka nivelin më të lartë të inaktivitetit, me përkatësisht 46.2 dhe 62.8%.

Për gratë, qarku i dytë me nivelin më të lartë të inaktivitetit është Durrësi, me 54% të femrave mbi moshën 15 vjeç, që nuk duan të punojnë. Durrësi është një nga qarqet me nivelin më të lartë të emigrantëve, duke qenë një burim shtesë të ardhurash përmes dërgesave, që u jep femrave “luksin” të mos punojnë. Pas Durrësit renditet Dibra (53.1%), Tirana (50.4%), ndërsa për qarqet e tjera ky tregues është nën 50%.

Për burrat, pas Lezhës për nivelin e lartë të inaktivitetit vjen Dibra (43.2%). Durrës ka nivel të lartë të mospjesmarrjes në punë është për meshkujt, duke u renditur i treti (38.2%), e ndjekur nga Tirana (34.4%).

Si për meshkujt ashtu dhe për femrat shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Gjirokastra, përkatësish 14 dhe 33%, e lidhur edhe me faktin se qarku i jugut ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë në shtetin fqinj të Greqisë./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në

Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në

16 September, 2025
Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit të ndeshjes me Shqipërinë: Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-n

Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit të ndeshjes me Shqipërinë: Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-n

16 September, 2025
Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani

Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani

16 September, 2025
Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë

Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result