Qyteti antik i Butrintit tërhoqi mbi 52 mijë turistë vitin e kaluar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti antik i Butrintit në Sarandë është një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrintit, tha për ATSH-në se gjatë vitit 2021 ky park u vizitua nga 52 924 turistë, nga të cilët 29 244 janë vendas dhe 23 680 të huaj”.

Sipas Dhimës, turistët e huaj ishin kryesisht nga Italia, Franca, Gjermania, Ukraina etj.

“Shifrat për vitin 2021 ishin më pozitive, krahasuar me 2020-ën, vit i cili për shkak të pandemisë COVID-19 pati kryesisht turistë vendas”, tha Dhima.

Turistët në këtë vend shijojnë një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta dhe peizazhit fantastik që ky vend të ofron në çdo stinë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.

Share This Article