• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Qyteti i Ndaluar, simboli i misterit dhe fuqisë së perandorëve të Kinës

Qyteti i Ndaluar, simboli i misterit dhe fuqisë së perandorëve të Kinës

by albnews
24 February, 2023
in Bota
0
9
VIEWS

Qyteti i Ndaluar, një pallat i madh perandorak ku dikur banonin perandorët e fuqishëm të Kinës, është një mrekulli e arkitekturës antike dhe e historisë kineze. Me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 720.000 metra katrorë, vendi i listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s përmban koleksionin më të madh në botë të strukturave të ruajtura të lashta prej druri.

Me mbi 800 ndërtesa dhe gati 9.000 dhoma, është e lehtë të humbasësh në madhështinë e tij. Qyteti i Ndaluar që ndodhet në kryeqytetin aktual Pekin, u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Jongle të dinastisë Ming, duke filluar në vitin 1406 dhe përfundoi në vitin 1420.Ai u bë pallati perandorak dhe rezidenca e perandorëve të Kinës për dinastitë Ming dhe Qing, nga fillimi i shekullit XV-të deri në fillimin e shekullit XX-të. U quajt Qyteti i Ndaluar sepse në këtë kompleks nuk mund të futeshin njerëzit e zakonshëm, veçse me një leje speciale. Ai ishte një hapësirë ekskluzive për perandorët, familje e tyre, konkubinat, por edhe një numër tëmadh eunukësh, oborrtarësh dhe shërbëtorësh.

Hyrja në Qytetin e Ndaluar ishte rreptësisht e kontrolluar. Edhe zyrtarët e lartë mund të hynin vetëm në zona të caktuara të kompleksit të pallatit, në varësi të gradës dhe statusit të tyre. Kushdo që kapej duke shkelur pa leje në Qytetin e Ndaluar përballej me një dënim të rëndë, duke përfshirë edhe ekzekutimin me vdekje.

Ekskluziviteti i Qytetit të Ndaluar, synonte ta vinte theksin tek statusi hyjnor dhe suprem iperandorit, si Biri i Qiellit. Si qendra e sistemit perandorak kinez, ai simbolizonte fuqinë dhe autoritetin e perandorit mbi të gjithë Kinën. Qyteti i Ndaluar u ndërtua për të zëvendësuar pallatin perandorak të dinastisë Juan, që ishte shkatërruar.

Për ndërtimin e tij u nxorën dhe përdorën një numër i madh gurësh të mëdhenj. Më të rëndët prej të cilëve peshonin më shumë se 220 tonë, dhe kishin peshuar më shumë se 330 ton përpara se të copëtoheshin. Gjetjet arkeologjike kanë zbuluar se blloqet më të mëdha të përdorura për ndërtimin e Qytetit të Ndaluar, u morën nga një gurore që ndodhej 70 kilometra larg.

Duke pasur parasysh faktin që rrota u shpik në Kinë rreth vitit 1500 Para Krishtit, në fillim besohej se gurët e mëdhenj u transportuan duke përdorur këtë teknologji. Megjithatë, vitin e kaluar, u përkthye një dokument 500-vjeçar, që zbuloi se si gurët gjigantë u rrëshqitën për km të tëra në saja të ndërtuara enkas, dhe u tërhoqën zvarrë mbi shtigje të rrëshqitshme të akullit të lagësht nga një ekip burrash gjatë 28 ditëve.

Punëtorët hapën puse çdo 500 metra për të derdhur ujë mbi akull për ta lubrifikuar atë, gjë që e bëri më të lehtë rrëshqitjen e shkëmbinjve. Veç 800 godinave dhe 9000 dhomave, Qyteti përmban shumë kopshte dhe oborre. Po ashtu aty gjendshin veprave të shumta arti, duke përfshirë piktura, skulptura dhe kaligrafi.

Kompleksi i pallatit ndahet në dy pjesë kryesore:Oborri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm. Oborri i Jashtëm ishte vendi ku perandori mbante oborrin e tij dhe kryente punët zyrtare, ndërsa Oborri e Brendshëm ishte e rezervuar për rezidencën private të perandorit dhe familjes së tij.

Të vetmit burra që lejoheshin në Oborrin e Brendshëm ishin eunukët (meshkujt të tredhur), në mënyrë që të sigurohej “autenticiteti” i pasardhësve të perandorit. Qyteti i Ndaluar ishte një nga vendet më të mbrojtura në Kinë. Siguria ishte shumë e sofistikuar, me shtresa të shumta mbrojtjesh dhe m një grupim të madh rojesh, zyrtarësh dhe eunukësh të ngarkuar me mbrojtjen e perandorit dhe familjes së tij.

Qyteti ishte i rrethuar nga një hendek mbi 50 metra e gjerë, i mbushur me ujë nga lumenjtë aty pranë. Po ashtu pallati ishte i rrethuar me mure mbi 10 metra të lartë, të ndërtuara me tulla dhe gurë. Katër porta kryesore siguronin hyrjen në Qytetin e Ndaluar, secila e ruajtur nga ushtarë të armatosur rëndë.

Po ashtu, pallati kishte shumë kalime sekrete, dhoma të fshehura dhe kurthe, të dizajnuara për të parandaluar depërtimin e armiqve tek perandori. Qyteti i Ndaluar u krijua për të përmbushur kënaqësinë e perandorit, duke ofruar një jetë luksi, kënaqësie dhe argëtimi.

Si një sundimtar absolut i Kinës, perandori zotëronte burime të mëdha për të kënaqur çdo tekë të tij. Perandorët e dinastive Ming dhe Qing kishin shumë konkubina për të kënaqur dëshirat e tyre seksuale.

Të dhënat historike thonë se gjatë dinastisë Qing, haremi i perandorit kishte rreth 20.000 gra! Pallati organizonte bankete dhe gosti madhështore, ku perandorit dhe mysafirëve të tij do t’ushërbeheshin një sërë ushqimesh të shijshme. Thuhet se vaktet e perandoreshës Douager Cixi përbëheshin zakonisht nga 108 pjata, një sasi që mund të kishte ushqyer disa mijëra nga nënshtetasit e saj të varfër.

Me gjithë fuqinë që zotëronte perandori dhe pasurinë që kishte, jeta në Qytetin e Ndaluar i ngjante shumë të jetuarit në një kafaz të praruar, pasi perandori nuk ishte i lirë të dilte përtej mureve të Qytetit të Ndaluar. Kur perandori udhëtonte jashtë Qytetit të Ndaluar, duheshin marrë masa paraprake të hollësishme për të garantuar sigurinë e tij.

Perëndimori i parë që u lejua të hyjë Qytetin e Ndaluar ishte misionari jezuit italian, Mateo Riçi. Ndonëse objektivi i Riçit ishte përhapja e besimit të krishterë në Kinë, pranimi i tij në Qytetin e Ndaluar në vitin 1601 nuk ishte për shkak të besimit të tij fetare, por për shkak të njohurive të tij shkencore.

Një tjetër perëndimor që arriti të hynte në Qytetin e Ndaluar, këtë herë gjatë dinastisë Qing, ishte Andreas Van Bram Hukgest, një shtetas amerikan. Rrëfimi mbi vizitën e tij në Qytetin e Ndaluar në vitin 1795 është ruajtur në ditarin e tij. Ai u ofron lexuesve të tij disa histori të jashtëzakonshme mbi jetën në Qytetin e Ndaluar.

Për shembull, ai shkroi se i shërbenin mish që ishte prerë nga vetë perandori. Me sa duket, ky ishte një nder i madh i bërë prej tij. Qyteti i Ndaluar u hap për herë të parë për publikun në vitin 1925, pas rënies së dinastisë Qing në vitin 1911.

Pasi perandori i fundit i Kinës, Puji, u dëbua nga pallati në vitin 1924, qeveria e re republikane e Kinës vendosi ta shndërrojë pallatin në një muze. Që nga ajo kohë Qyteti i Ndaluar u hap për herë të parë për publikun, duke u ofruar qytetarëve të zakonshëm një panoramë mbi jetën e familjes perandorake dhe madhështinë e sistemit perandorak kinez.

Previous Post

“Betejë e ashpër mes tyre”, Berisha: Arben Ahmetaj ka fakte përvëluese për Edi Ramën

Next Post

Supermarketet britanike nisin racionimin e frutave dhe perimeve

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Supermarketet britanike nisin racionimin e frutave dhe perimeve

Supermarketet britanike nisin racionimin e frutave dhe perimeve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM