ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 2 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 2 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 2 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj

albnews by albnews
1 May, 2025
in Maqedonia
0
Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mot i ngrohtë, por edhe çmime më të larta për shërbimet e ushqimit, Ohri mirëpriti mysafirë vendas dhe të huaj për këtë 1 Maj. Disa erdhën për udhëtim njëditor, të tjerë për turne nëpër Ballkan ndërsa qytetarët e vendit gjetën mënyrë për ta vazhduar fundjavën. Ata e bashkuan ditën jo pune të 1 majit me ditën e punës nesër. Ka turistë nga çdo vend kurse kapacitetet e akomodimit janë të mbushura deri në 70%.

“Jam nga Uellsi dhe është hera ime e parë në Ohër. Është shumë qetësi, mot me diell dhe më pëlqen shumë. Do të qëndroj këtu 4 ditë. Fillimisht isha në Shqipëri, pastaj erdha këtu”, tha turist nga Uellsi.

RelatedPosts

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

“Vijmë nga Kratova. Jemi në Ohër për ditën e dytë. Do të qëndrojmë këtu për festat dhe do të shkojmë në Gjermani. Kemi ecur në disa vende, sot qëndruam në Ohër, na pëlqeu shumë. Mendoj se çmimet janë të njëjta si në Gjermani dhe Ohër. Pagat janë më të ulëta kurse çmimet më të larta”, tha një turist nga Maqedonia.

“Jam nga Greqia dhe është hera ime e dytë në Ohër. Do të qëndrojmë vetëm një ditë, do të nisemi nesër. Është shumë bukur. A janë çmimet në Ohër të larta për ju? Po, mendoj se është e shtrenjtë. Ndoshta është njësoj si në Greqi”, u shpreh një turist nga Greqia.

“Erdhëm në Ohër më 1 maj, do të qëndrojmë deri të shtunën. Vendosëm për Ohrin sepse na ka njohur që nga koha e Jugosllavisë. Vendi është shumë i bukur, i këndshëm dhe i ngrohtë”, tha një turist nga Serbia.

“Vendosëm të vijmë në Ohër sepse është më i bukuri në rajon. Kemi disa vite që vijmë këtu për 1 Maj. Çmimet janë pak më të larta, por prapëseprapë janë të pranueshme për ne”, theksoi një turist tjetër nga Serbia.

Megjithatë, mysafirët më të shumtë janë nga Turqia. Prania e tyre është e dukshme në çdo cep të qytetit. Disa qëndrojnë për dy ditë, të tjerë për një javë.

“Çmimi i prenotimit është rreth 1000 euro. Vitin e kaluar patëm shumë turistë, por patëm problem sepse nuk mundëm të gjenim ciceronë. Të paktën një agjenci ka 200 ture në vit kurse ka të paktën 10 agjenci. Më shtrenjtë ju duket në Mal të Zi. Kur duhet të paguajnë 3 euro për një kafe, ky është problem, por në Ohër është më lirë për ta”, theksoi Nihad Esan – ciceron turistik.

Gastronomët dhe pronarët e apartamenteve shpresojnë për sezon turistik të frytshëm kurse për Ohrin dhe Strugën vlen gjithmonë rregulli i pashkruar: sa do të jetë i mbushur qyteti më 1 maj, ashtu do të jetë edhe sezoni./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result