Qyteti italian në zi për të riun shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i Macchiagodena ditën e sotme ka qenë në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të 20-vjeçarit shqiptar, Tomas Hoti.

I riu shqiptar sot është përcjellë për në banesën e fundit pasi pas 6 ditësh në koma nuk u zgjua më kurrë.

Tomas Hoti u aksidentua më 31 janar në afërsi të San Massimos ku makina e tij “Fiat” u përplas nga një furgon. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij shëndetësore sa vinte dhe përkeqësohej. 6 ditët e fundit ai kishte rënë në koma për të ndërruar më pas jetë.

I riu ishte lindur në Molise nga prindër shqiptarë që banonin në Macchiagodena prej 22 vjetësh. Tomas Hoti siç shkruajnë mediat italiane, kishte pasion makinat dhe qentë.

Për sa i përket drejtuesit të furgonit që u përplas me makinën e shqiptarit, pritet që akuza të rëndohet. Mbrëmjen e aksidentit nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Ndërsa tashmë duhet të përballet me akuza më të rënda pas vdekjes së 22-vjeçarit.

Në Macchiagodena, gjatë ditës së sotme është shpallur ditë zie për qytetin nga ana e kryebashkiakut, Felice Ciccone./TCH/

Share This Article