Bota
Qyteti kufitar, ku masat ndaj virusit dallojnë nga shtëpia në shtëpi
Meqë kufiri që e ndanë Holandën prej Belgjikës kalon tejpërtej hyrjes në studion dhe galerinë e saj të arteve, Sylvia Reijbroek u zhyt në dilemë se rregullat e cilit shtet duhej t’i ndiqte kur koronavirusi mbërtheu Evropën.
Për të qenë e sigurt, Reijbroek vendosi t’i ndjekë rregullat belge, meqë galeria e saj ishte regjistruar ilegalisht aty dhe e mbylli biznesin. Por për të ishte zemëruese t’i shihte klientët tek hyjnë e dalin nga qendra e bukurisë fare përskaj biznesit të saj – në Holandë.
“Është vetëm një dyqan në rrugë që duhej t’i përmbahej ligjit belg dhe të mbyllej”, ka thënë ajo. “Dhe ai është imi”.
Ngatërresa
Teksa vendet evropiane kanë nisur që t’i lehtësojnë kufizimet në jetën publike në faza të ndryshme, me ç’rast disa kanë lejuar rihapjen e bizneseve e disa mbesin në izolim, dallimi në masa po nxit konfuzion për udhëtarët dhe qytetarët e shumtë që jetojnë në zonat kufitare dhe kalojnë rregullisht kufijtë. Dhe askund, mund të thuhet lirisht, këto strategji të ndryshme nuk janë më të dukshme dhe ngatërruese sesa në qytetin kufitar Baarle-Hertog-Nassau, ku rregullat mund të ndryshojnë nga rruga në rrugë, shtëpia në shtëpi dhe madje përbrenda ndërtesave, meqë ligjet holandeze vlejnë në njërën anë dhe ato belge vetëm pak hapa më tej.
Baarle-Hertog-Nassau i referohet situatës më të ndërlikuar kufitare të botës. Qyteti shtrihet disa kilometra përbrenda Holandës, por si rrjedhojë e një marrëveshjeje arritur midis udhëheqësve feudalë më 1198, është ndarë pothuajse barabartë mes dy shteteve – Belgjikës dhe Holandës.
Por ky është vetëm fillimi i misterit. Përbrenda akëcilës palë ka enklava që i përkasin tjetrës – 22 enklava belge në anën holandeze dhe tetë holandeze në anën belge, duke e krijuar një mishmash kufitare.
Secila enklavë u nënshtrohet ligjeve shtetërore, duke krijuar një gërshetim rregullash dhe rregullimesh përplasëse – “por pa trazime dhe kundërvënie që rëndom ndërlidhen me enklava”, ka thënë Willem van Gool, një zyrtar turizmi.
Derisa paqja mbizotëron në të dyja anët e kufirit, kjo nuk do të thotë se situata është kollaj e menaxhueshme madje edhe në rrethana normale. Me shpërthimin e koronavirusit, gjendja është bërë “absurde”, ka thënë Reijbroek.
Bota
‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi
Presidenti i Venezuelës shpall emergjencë kombëtare
Presidenti i Venezuelës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe i ka denoncuar sulmet si një përpjekje nga SHBA-të për të marrë naftën dhe mineralet e vendit të tij.
Në deklaratë thuhet se sulmet në Karakas synojnë të “kapin burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj” dhe “të thyejnë me forcë pavarësinë politike të vendit”.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka “nënshkruar dhe urdhëruar zbatimin e Dekretit që shpall gjendjen e trazirave të jashtme në të gjithë territorin kombëtar”.
Ai gjithashtu ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.
Ata u kanë kërkuar “të gjitha forcave shoqërore dhe politike në vend që të aktivizojnë planet e mobilizimit dhe të dënojnë këtë sulm imperialist”.
Ku është Karasi
Karakasi, i njohur zyrtarisht si Santiago de León de Caracas, është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Venezuelës.
Qyteti ndodhet brenda vargmalit Cardillera de la Costa në pjesën veriore të Venezuelës, pranë Detit të Karaibeve.
Bota
Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)
Sipas raportimeve, një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.
Bota
Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së
Sapo doli një deklaratë zyrtare nga qeveria e Venezuelës.
Në të shkruhet: “Venezuela hedh poshtë, përbuz dhe denoncon para bashkësisë ndërkombëtare agresionin ushtarak jashtëzakonisht serioz të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Venezuelës.”
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK5 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania7 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK7 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports5 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
