Qyteti në Grenlandë ndalon përkohësisht shitjen e alkoolit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një qytet në Grenlandën lindore ka lëshuar një ndalim dy-javor të alkoolit pasi raportoi disa incidente ‘shqetësuese’.

Sipas medieve të huaja, autoritetet thonë se ndalimi i përkohshëm i të gjitha shitjeve të alkoolit në Tasiilaq ishte i nevojshëm pas një rritje të papritur të dhunës.

Ditët e fundit, policia në qytet ka raportuar 15 shqetësime në familje, dy vetëvrasje, katër kërcënime vetëvrasëse dhe gjashtë incidente të tjera dhune.

Zyrtarët lokalë të shëndetit deklaruan gjithashtu se nuk kishin kapacitet për të trajtuar njerëzit për helmim nga alkooli.

Autoritetet thanë se “incidentet shqetësuese” kanë lënë gjurmë në Tasiilaq, një vendbanim me pak më pak se 2,000 njerëz në bregun lindor të Grenlandës.

Share This Article