Qyteti në Irlandë ndalon gotat njëpërdorimshme, kush e dëshiron kafen me vete duhet të sjellë filxhan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

The Guardian

Qyteti Killarneyn është bërë i pari në Irlandë që ka hequr përdorimin e gotave njëpërdorimshme për të marrë kafen me vete. Nëse dëshironi një kafe me vete nga një kafene ose hotel, duhet të sillni filxhanin tuaj ose të paguani një depozitë prej 2 euro për një filxhan të ripërdorshëm, ndërsa paratë i rimerr pasi kthen filxhanin.

Një masë e tillë është marrë për shkak të ndotjes së mjedisit që shkaktonin gotat plastike, apo kartoni të hedhura nëpër rrugët e qytetit.

Ishte një murtajë në qytet. Kjo ishte një nismë e mrekullueshme dhe e nevojshme“, tha Michael Gleeson, kryetar i grupit Killarney Looking Good.

Qytetet e tjera Kerry, duke përfshirë Tralee dhe Dingle, po konsiderojnë të imitojnë eksperimentin dhe shpresa është që ai të përhapet në Irlandë dhe më gjerë.

Share This Article