Qyteti në izolim që më shumë se 8 muaj për shkak të COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Melburni i Australisë, tejkaloi Buenos Airesin mbrëmjen e së dielës, si qyteti me izolimin me të gjatë, në pandeminë e Covid-19. Në mesin e lockdoën-it të tij 6-të, kryeqyteti i shtetit të Viktorias ka kaluar një total prej 246 ditësh, nën masa të rrepta kundër koronavirusit që prej marsit të kaluar, duke spostuar në vend të dytë kryeqendrën argjentinase që numëron 244 ditë izolimi.

Shteti i Viktorias raportoi 1 mijë e 377 infektime të reja me Covid-19 dhe 4 vdekje ditën e hënë.

Autoritetet fajësojnë për valën e re të pandemisë, festimet e lidhura me eventin më të ndjekur sporti në vend, ligës australiane të futbollit, fundjavën e kaluar.

Gati gjysma e rasteve të reja ditën e hënë, ishin të rinj mes moshës 10 dhe 29-vjeçare, raporton A2news.

Qeveria australiane planifikon të heqë të gjitha kufizimet për frenimin e pandemisë, përfshirë ndalimin e udhëtimeve, kur 80 për qind e popullsisë mbi moshën 16-vjeçare të jetë plotësisht e vaksinuar. Objektivi pritet të përmbushet në mesin e nëntorit.

Share This Article