Connect with us

Bota

Qyteti që po “gllabëron” fëmijët, 27 janë zhdukur vetëm në dy javë

Published

on

Në harkun kohor të dy javëve, në mënyrë misterioze 27 fëmijë janë zhdukur në Cleveland të SHBA-ve duke shkaktuar shqetësim te autoritetet, me një prej drejtuesve më të lartë të policisë që shprehet se nuk është përballur me një fenomen të tillë në 33 vite karrierë.

Shefi i policisë së Newburgh Heights, John Majoy që shërben edhe si president i bordit të organizatës Cleveland Missing, e quajti të paprecedentë numrin e fëmijëve të zhdukur, moshat e të cilëve variojnë nga 12 deri në 17 vjeç.

“Ka gjithmonë maja dhe lugina me persona të zhdukur, por këtë vit duket si një vit i jashtëzakonshëm”, tha ai për Fox News.

“Për disa arsye, në vitin 2023, ne kemi pasur shumë më tepër raste sesa kemi normalisht, gjë që është shqetësuese pjesërisht sepse nuk e dimë se çfarë po ndodh me disa nga këta fëmijë, nëse ata janë duke u trafikuar apo nëse ata janë përfshirë në aktivitete bandash ose droge”, shtoi ai.

Advertisement

Policia e Cleveland konstaton se fëmijët janë raportuar të zhdukur midis 2 dhe 16 majit, ndërsa Majoy beson se shumica e rasteve ka të ngjarë të jenë të arratisur dhe jo rrëmbime.

Por ai paralajmëroi se adoleshentët janë naivë dhe kanë më shumë gjasa të jenë gënjyer nga grabitqarët, të cilëve ai iu referua si “ujqërit me lëkurë deleje”.

Zhdukjet nuk bëjnë lajm nëse nuk ka një Amber Alert sipas shefit të policisë, duke shtuar se historitë e tyre nuk po shfaqen në mediat sociale.

Advertisement

Që të lëshohet një Amber Alert, ka kritere strikte që duhet të plotësohen, si p.sh. policia të ketë një besim të arsyeshëm se ka pasur një rrëmbim dhe se fëmija është në rrezik të menjëhershëm për lëndime të rënda trupore ose vdekje. Gjithashtu duhet të ketë informacion të mjaftueshëm përshkrues për fëmijën dhe rrëmbimin.

“Është një krim i heshtur që ndodh nën hundën tonë. Problemi është se ku janë ata? Ku shkojnë ata? Ata mund të jenë në një shteëpi ku kultivohet drogë, ose të shfrytëzohen për prostitucion apo të përfshirë në trafikun e drogës dhe banda”, nënvizoi ai.

Ai shtoi se shumë adoleshentë do të kërkojnë bandat si zgjidhje kur ata janë të dëshpëruar për mbrojtje. Kjo shpesh çon në fillimin e krimeve të tilla si vjedhja e makinave dhe grabitjet apo edhe shitja e trupave të tyre dhe përdorimi i drogës, duke rezultuar që ata të bëhen të varur.

Advertisement

Ajo që e bën edhe më të vështirë kërkimin është mungesa e fotografive në rastet e listuara në faqen e internetit për fëmijët e humbur të Cleveland.

Continue Reading

Bota

Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret

Published

on

By

Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.

Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.

Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.

Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.

Advertisement

Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Continue Reading

Bota

Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)

Published

on

By

Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.

Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.

Advertisement

Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.

Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije

Published

on

By

Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.

Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.

Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.

Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.

Advertisement

Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.

Advertisement

Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.

Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending