Qyteti zviceran, në top 10 qytetet me ajrin më të pastër në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajrin e pastër çdo lagje, qytet e shtet dëshiron ta ketë në nivel sa më të mirë. Edhe pse qytetet e zhvilluara e metropolet shpesh e kanë të vështirë ta ruajnë pastërtinë e ajrit për arsye të industrializimit.

Ndërkohë, për t’iu rikujtuar njerëzve se sa janë duke e ndotur apo edhe ruajtur cilësinë e ajrit, kompani të ndryshme bëjnë studime, të cilat japin rezultate se cili vend po vepron mirë në këtë aspekt dhe kush po e shkatërron ajrin në mënyrë të pamëshirshme.

Kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, HouseFresh, ka studiuar rezultatet e kompanisë zvicerane të teknologjisë IQAir për cilësinë e ajrit për vitin 2020.

Ata kanë bërë një renditje të vendeve dhe qyteteve sipas nivelit të përqendrimit të grimcave PM në ajër.

Këtu janë dhjetë qytetet me ajër më të pastër në Evropë:

10. Sakiai (Lituani)

9. Corte (Francë)

8. Neuchatel (Zvicër)

7. Almeria (Spanjë)

6. Umeа (Suedi)

5.  Creiff, (Skoci) dhe Enniskillen (Irlandë Veriore)

4. Fundao (Portugali)

3. Vielsalm (Belgjikë)

2. Bodo (Norvegji)

1. Muonio (Finlandë

Share This Article