“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, nis marshimi në Shkodër kundër rasteve të fundit të vrasjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu sikurse ishte parashikuar opozita ka nisur marshimin në Shkodër. Qytetarët u grumbulluan para godinës së bashkisë së qytetit të Shkodrës.

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se “Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit”.

Kjo është protesta e tretë e opozitës, si pjesë e aksionit opozitar të “mosbindjes civile”, që vjen pas atentatit të fundit me 3 viktima në Shkodër.

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të sotëm në solidaritet me Shkodrën.

Share This Article