ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 47 minutes ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 47 minutes ago
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni 49 minutes ago
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë! 50 minutes ago
Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve 51 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Ra në krye të detyrës gjatë sulmeve në Banjskë, Kurti homazhe te varri i Afrim Bujnakut

albnews by albnews
26 July, 2025
in Kosova
0
Ra në krye të detyrës gjatë sulmeve në Banjskë, Kurti homazhe te varri i Afrim Bujnakut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bënë homazhe te varri i rreshterit policor, Heroit të Kosovës, Afrim Bujnaku, në fshatin Samadrexhë, në Vushtrri.

“Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai ka gradën Hero i Kosovës. Grada Hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i shtetit. Njëkohësisht është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Prandaj, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit, në nderim e në kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit”, u shpreh kryeministri Kurti.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Pas homazhe, ai së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Drejtori i Policisë u mirëpritën nga familja Bunjaku në shtëpinë e tyre.

Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, në ballafaqim me grupet paramilitare dhe terroriste të Serbisë, në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë, sigurisë dhe paqes.  

Deklarimi i plotë e kryeministrit Kurti:

Lavdi Afrimit dhe gjithë policëve të rënë në detyrë!

26 korriku është Dita Përkujtimore e Policëve të Kosovës të Rënë në Detyrë. Pas nderimeve që bëmë te lapidari i përbashkët me emrat e 24 policëve që u vranë në Kosovën e pasluftës teksa i shërbenin kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, paqes, sigurisë, ligjit e rendit, ne erdhëm edhe te varri i Afrim Bunjakut, që të bëjmë homazhe, të takojmë familjen e tij, të këtij rreshteri, i cili ra heroikisht në Banjskë të Zveçanit. Pas dy muajve, bëhen dy vjet të rënies së tij heroike. E më pas do të shkojmë edhe te varri i Enver Zymerit, te vendi i rënies së tij, sepse të gjithë këta policë që ia kushtuan jetën e tyre shërbimit për Kosovë dhe qytetarët e saj dhe u sakrifikuan në mbrojtje të vendit tonë, të paqes së sigurisë, meritojnë gjithë respektin tonë dhe duhet t’i kujtojmë e t’i përkujtojmë vazhdimisht. Veçse sot është një ditë e veçantë për ta – 26 korriku, Dita Memoriale e Policëve të Rënë në Detyrë.

 Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai ka gradën Hero i Kosovës. Grada Hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i shtetit. Njëkohësisht është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Prandaj, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit, në nderim e në kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

19 September, 2025
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

19 September, 2025
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result