Ra në lumin Mat teksa po peshkonte, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polumbarët e forcave speciale RENEA kanë gjetur trupin e 22-vjeçarit i cili u mbyt pasi ra aksidentalisht në rrjedhën e lumit Mat.

I riu ishte duke peshkuar me shokët e tij në lumë, kur aksidentalisht ra në rrjedhën e lumit. 22-vjeçari nuk mundi dot të dilte i gjallë, duke humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit V. N., 22 vjeç, banues në Milot, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij”, njofton policia.

Share This Article