“Mesazhi im për partnerët tanë me rastin e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s është i qartë: angazhimi i BM për Aleancën është absolut”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.
“Mezi pres të diskutoj se si do të përshtatet NATO në adresimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballemi”, shtoi ai.
”Kam ardhur këtu për të shprehur angazhimin e SHBA për aleancën, që është guri i themelit për prosperitetin dhe stabilitetin e komunitetit transatlantik për më shumë se 70 vite”, ishte ndërkohë deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë një konference shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me rastin e takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.