Rabdishti mes maleve të Dibrës, atraksion për turizmin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fshati i gurtë i Rabdisht në Dibër është një nga destinacionet me të preferuar të turistëve jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për ujërat kurative.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar foto nga fshati Rabdisht i Dibrës një nga destinacionet më të preferuar të turistëve por dhe të kurimit të ujërave termale.

“Mirëmëngjes me këtë buqetë pamjesh nga Rabdisht. Me arkitekturën e bukur mes maleve të Dibrës, vizitohet qoftë për ujërat kurative dhe ushqimin e mirë, ashtu edhe për turizmin e aventurës falë natyrës unike”, shprehet Kumbaro.

Rabdishti ësstë fshati i gurtë i Dibrës. Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. I ndodhur në një peizazh malor, i ndërtuar më shtëpi tradicionale me gurë, çatitë prej rrase guri, si dhe rrugët me kalldrëm i japin pamje të veçantë dhe unike duke u njohur “fshati i gurtë”.

Rabdishti shtrihet në majën e luginës se Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore të Kullotës së bjeshkës së Rabdishtit, dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës./ATSH/

Share This Article