Radev: Autoritetet në RMV nuk kanë njohuri për legjislacionin evropian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kritikuan qeverinë e re në Shkup në takimin e fundit të punës në Athinë.

Radev tha se liderët e rinj kanë mungesë njohurish.

“Udhëheqësia në Maqedoninë e Veriut është e qartë se nuk është gati. Njohja e së drejtës ndërkombëtare është e nevojshme, e cila është e qartë se mungon. Kur nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo duhet të respektohet nga të gjitha qeveritë e ardhshme dhe të mos rishikohet. Është e qartë se ata nuk kanë njohuri për legjislacionin evropian sepse kur ka konkluzionet e Këshillit të BE-së, të miratuara me konsensus, ato nuk janë subjekt i negociatave, por duhet të përmbushen”, thotë Radev.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka shumë për të mësuar dhe se është i gatshëm të ndihmojë sepse, siç tha ai, gjithmonë e kanë ndihmuar vendin në rrugën e tij evropiane.

Përgjigja e Radevit është vazhdimësi e qëndrimeve të ashpra që ai ka shkëmbyer me Mickoskin përmes mediave në ditët e fundit të ndërrimit të pushtetit në vend.

Kryeministri Hristijan Mickoski para dy ditësh tha se Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet, pasi ajo u plotësua me propozimin francez.

Mundësinë e rinegocimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të vendit dhe ndryshimit të kornizës së negociatave me BE-në e hodhën poshtë edhe përfaqësues ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler.

Share This Article