Radev: Politikanët në Maqedoninë e Veriut tentojnë të ndërtojnë identitet me falsifikime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti bullgar Rumen Radev ka akuzuar sërish politikanët në Maqedoni, për atë që siç thotë ai, “ndërtim të identitetit me baza të falsifikuara”.

Radev deklaroi se “kjo nuk është në interes të qytetarëve të Maqedonisë”.

“Përpjekjet e politikanëve në Maqedoninë e Veriut për të ndërtuar identitet bazuar në falsifikime, në vend të fakteve historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët duan anëtarësim në BE”, deklaroi Radev.

Presidenti bullgar foli edhe për ngjarjet e javës së kaluar dhe emërtimit të Qendrës Kulturore Bullgare në Manastir me emrin e revolucionarit Ivan Mihajlov.

“Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajlov është njeriu që refuzoi Hitlerin ta fuste Maqedoninë në luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. Jo Ivan Mihajlov, por njerëz të tjerë pas vendosjes së diktaturës jugosllave në Maqedoni, vranë dhe morën në pyetje dhjetëra mijëra në kampet e përqendrimit sepse vendosën të vazhdojnë të quhen bullgarë, e jo maqedonas”, shtoi Radev.

Share This Article