Radha e Amber Heard për t’u mbrojtur/Dëshmia e psikologes tregon anën tjetër të historisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Psikologia Dawn Hughes tregoi se Johnny Depp ka goditur Amber Heard pas shpine, për shkak të  xhelozisë  ndaj James Franco.

Hughes ishte dëshmitarja e parë që dëshmoi në emër të Heard. Këtë të martë avokatët e Depp pushuan çështjen e tyre, pas më shumë se tre javësh prova dhe dëshmi në padinë për shpifje të ngritur nga aktori i “Pirates of the Caribbean” kundër ish-bashkëshortes së tij.

Incidenti për të cilën Hughes iu referua flet supozohet se ka ndodhur më 24 maj 2014 kur Heard dhe Depp do të fluturonin për në Los Angeles dhe do të kalonin fundjavën së bashku.

“Pastaj në një debat kur ajo u ngrit për t’u larguar, ai e goditi me shkelm në shpinë. Ajo shkoi përpara në aeroplan, në pjesën e përparme të avionit”, vazhdoi më tej dëshmitarja.

Në atë peridhë Heard dhe aktori  Franco po xhironin në New York për filmin e tyre “The Adderall Diaries”, dhe u fotografuan në xhirime nga paparacët më 30 maj 2014.

Psikologia klinike dhe mjeko-ligjore me bazë në New York pohoi gjithashtu në gjykatë se Depp ishte i pasigurt për pothuajse çdo person me të cilin Heard punonte në një film.

Share This Article