Radhë autoambulancash te “Shefqet Ndroqi”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesi i kësaj të diele oborrin e  spitalit “Shefqet Ndroqi” ose i njohur ndryshe si Covid 2 gjatë periuudhës së pandemisë e gjeti të mbushur me atoambulanca.

Shtatë mjete të urgjencës mbajnë radhë me pacientë që presin të shtrohen në spital.

“Situata paraqitet më e rënduar se një ditë më parë, 7-8 ambulanca me pacientë që presin në radhë për akomodim. 3 prej tyre i kemi gjetur në ambientet e jashtme rreth orës 9, po bëhen dy orë që presin. Vijojnë të vijnë edhe ambulanca të tjera”, raportoi Ora News.

Bashkë me pacientët në autoambulanca janë edhe familjarë të tyre.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 846 raste të reja dhe 19 humbje jete.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

ambul
ambulanc
https://youtube.com/watch?v=QJF66EGScVw%3Ffeature%3Doembed
Share This Article