Udhëtarët që kalojnë kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes pikës së Kapshticës po përballen me vonesa të gjata, që në shumë raste shkojnë mbi një orë pritje.
Shkak për situatën është bërë sistemi i ri i identifikimit i vendosur në pikën kufitare të Kristallopigit, i cili, sipas udhëtarëve, ka ngadalësuar ndjeshëm procedurat. Prej rreth tre muajsh, ata raportojnë se përgjigjja e vetme që marrin është se “fajin e ka sistemi”.
Radhë të gjata janë krijuar në të dyja anët e kufirit, duke vështirësuar hyrje-daljet në territorin shqiptar, shkruan A2CNN.
Pavarësisht kërkesave të palës shqiptare që autoritetet greke të aplikojnë procedura më të shpejta.


