Heqja e akcizës me vendim të kryeministrit Plenkoviq ka bërë që në Kroaci të ketë kolona të mëdha në pompat e karburanteve.
Qeveria caktoi marzhin për tregtarët e naftës dhe uli përkohësisht akcizën për naftën dhe benzinën, për të zbutur rritjen e çmimeve.
Qytetarët në Kroaci po paguajnë 12.53 kuna për litër naftë, apo 1.65 euro.
12,19 kuna për litër për benzinë është çmimi aktual, që i bie 1.61 euro.
“Ne duam të kontribuojmë në uljen e ndikimit të çmimit tek qytetarët tanë dhe sipas përllogaritjeve tona, kjo do të sjellë uljen e të ardhurave të buxhetit të shtetit nga akciza për energjinë mbi 150 milionë kuna”, ka thënë kryeministri Plenkoviq.