Radhët për pagesën e taksave dhe kolaudimit të makinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej disa ditësh qytetarët e Tiranës janë përballur me situata kaotike pranë zyrave  të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Mungesa e sporteleve dhe prishja e sistemit sipas qytetarëve ka krijuar radhë të gjata, duke rrezikuar të mos mbarojnë punë brenda ditës.

Radhët tek kolaudimi janë kthyer prej ditësh në një praktikë pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Edhe këtë të premte, radhët e drejtuesve të mjeteve nisën që para orës 8 të mëngjesit për të vijuar dhe përgjatë ditës.

Krahas problemeve me sistemin, drejtuesit e mjeteve shprehen se radhët shkaktohen dhe për shkak të mungesës së sporteleve.

“Kemi një orë.”

“Me 2-3 sportele nuk përballohet fluksi.”

Situata shqetësuese vjen një muaj para përfundimit të kontratës nga koncesionari i kolaudimit të automjeteve, e duke filluar që nga janari këtë shërbim do ta ofrojë vetë shteti.

Qytetarët e mirëpresin këtë praktikë të re, por shprehen skeptikë nëse do realizohet në favor të tyre.

“Jemi të kënaqur po e vunë në zbatim.”

“Tani është rrëmujë se po ndërrohet.”

Qëndrimi në radhë dhe pa distancë shton dhe rrezikun e infektimit me COVID-19./Ora news/

Share This Article