ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 2 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 2 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 2 hours ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 2 hours ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Radio Televizioni Zviceran: Shqipëria eksportuesi kryesor i bimëve mjekësore në Evropë

albnews by albnews
23 January, 2021
in Albania, Bota
0
Radio Televizioni Zviceran: Shqipëria eksportuesi kryesor i bimëve mjekësore në Evropë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E gjithë bota po përpiqet të kuptojë ritmin e vaksinimit kundër Covid-19. Prodhuesit e vaksinave po hasin vështirësi në plotësimin e kërkesës për vaksina, ndërkohë që Shqipëria e nisi fushatën e saj të vaksinimit javën që kaloi, thuhet në një reportazh të Radio Televizionit Zviceran, RTS.

Ndërkohë, shumë shqiptarë nuk qëndruan duarkryq në pritje.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Me gati 12 000 tonë në vit, Shqipëria është një nga eksportueset kryesore të bimëve mjekësore në Europë. Ky sektor ka të punësuar plot 100 mijë persona dhe me pandeminë e 2019-s, dyqanet e bimëve mjekësore të këtij vendi janë plot.

Me më shumë 50 milionë euro, eksporti shqiptar i bimëve mjekësore ka njohur një bum në vitin 2020.

Ata zgjodhën të përdorin bimë medicinale shumë të njohura, për t’u mbrojtur nga virusi.

Aq më tepër që Shqipëria është edhe një nga vendet eksportuese kryesore të tyre.

Një vend mesdhetar dhe me një florë pak a shumë të ruajtur mirë, Shqipëria është shtëpia e rreth 300 lloje bimësh medicinale. Në këtë vend malor, me tradita rurale, këto bimë janë pjesë e së përditshmesh të shumë shqiptarëve të moshave të ndryshme.

“Sot, kam ardhur të marr një pomadë kundër psoriazës. Vuaj nga kjo sëmundje prej vitesh tashmë. Kam provuar shumë ilaçe, por pa arritur rezultatet e duhura. Për më tepër, parapëlqej  produktet bimore, që na ka dhuruar natyra. Në shtëpi, i nxis familjarët e mi që të përdorin me përparësi këto lloj produktesh për t’u kuruar”, thotë një tjetër.

Me pamjen e dikujt me temperaturë, Fatjona, ka ardhur të këshillohet me fitoterapisten e saj.

“Tani për tani, nuk jam me Covid-19. Nuk kam ndjerë simptomat e tij dhe, deri më tani, në familjen time kemi arritur ta shmangim sëmundjen. Por, duke qenë se kam disa nga simptomat që i ngjajnë atyre të virusit, në vend që të shkoj të blej antibiotikë, si fillim, parapëlqej të përdor këto bimë mjekësore”, thotë Fatjona.

Në dyqanin e saj të bimëve mjekësore, Valentina ndjek konsultat.

“Pasi kanë përdorur ilaçet që u kanë këshilluar mjekët, njerëzit janë lodhur duke mos parë përmirësime dhe shumë prej tyre u janë drejtuar bimëve mjekësore. Për më tepër, këto lloj biësh janë traditë në vendin tonë. Me to, ne jemi kuruar prej mijëra vitesh. Ato janë trashëgimia jonë”, thotë ajo.

Mjeku Ylli Merja ka ndihmuar në rizbulimin e bimëve mjekësore. Kundër efekteve të Covid-19, padyshim, Merja ka përgatitur trajtimin e tij antiviral me bazë bimët mjekësore.

“Kemi përgatitur një përzierje bimësh mjekësore, bimë që kanë veti antivirale më të forta. Dhe, deri më sot, asnjë nga 45 punonjësit e mi nuk ka vuajtur nga simptoma të forta të virusit. As edhe një nga familjarët e tyre, gjithashtu”, thotë ai.

Sipas medias vendase, bimët e vendit janë përdorur nga laboratorë ndërkombëtarë, në kërkimet e tyre kundër koronavirusit të ri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result