Radioaktivitet 16 herë më i lartë nga normalja pas shpërthimit në një bazë raketash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkalla e radioaktivitetit, pas shpërthimit të enjten në një bazë raketash në Veriun e Largët rus, shoqëruar me vdekjen e pesë personave, ka tejkaluar 16 herë normën e zakonshme, tha sot agjencia meteorologjike ruse, por pa shtuar nëse kjo gjë përbënte rrezik për shëndetin publik.

”Më 8 gusht 2019, në orën 09:00 GMT, menjëherë pas shpërthimit, gjashtë nga tetë sensorët e Severodvinskut përjetuan rritje të fuqisë së dozave të rrezatimit, katër deri në 16 herë më të madhe nga e zakonshmja”, tha agjencia ”Rosguidromet” në një deklaratë.

”Rosguidromet” shtoi se këto nivele të radioaktivitetit kanë për të rënë shpejt për t’u rikthyer në normale.

Qyteti i Severodvinskut ndodhet rreth 30 kilometra larg bazës së Nionoska, ku ndodhi shpërthimi.

Pesë punonjës të agjencisë bërthamore ruse ”Rosatom” vdiqën në këtë shpërthim.

Sipas saj, ata po punonin për armë të reja dhe siguronin mbështetje inxhinierike dhe teknike për burimin izotopik të energjisë të një motori raketash në zhvillim e sipër.

Share This Article