Ragmi Mustafa: Gjykata e Apelit në Beograd legalizoi termin fyes “shqiptari”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Apelit në Serbia ka refuzuar ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ndaj ministrit Aleksander Vulin për gjuhë të urrejtjes dhe përdorimin e termit fyes për shqiptarët. Këtë vendim të Gjykatës së Apelit në Beograd e ka bërë të ditur vet Mustafa duke thënë se vendimi shpërfaq më së miri drejtësinë e sotme në Serbi.

Ai ka shkruar se Gjykata e Apelit e legalizoi termin fyes për shqiptarët dhe betejën do ta vazhdojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe Gjykata e Apelit legalizon termin fyes “šiptari” dhe institucionalizon gjuhën e urrejtjes. vazhdojmë në Gjykatën kushtetuese! Gjykata e Apelit ka “refuzuar ankesën si të pabazuar të paditësit dhe vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Beograd”, në padinë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vullin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Mustafa.

Ai u ka bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe ShBA-së që të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar.

“Kujtoj se të gjitha raportet relevante ndërkombëtare nënvizuan gjuhën e tij ksenofobe dhe raciste. I bëj thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar dhe ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër minoriteteve në Serbi, sepse lirimi i Ministrit Vullin nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit, “legalizon”, diskriminimin, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë”, ka thënë Mustafi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fragmi.mustafa%2Fposts%2F10225699956421464&show_text=true&width=500
Share This Article