Raketa të shumta goditën një bazë ushtarake amerikane në Sirinë lindore të hënën, më pak se 24 orë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden filloi sulmet ajrore në vendet e milicisë të mbështetur nga Irani.
Coly Wayne Morrotto, zëdhënës për Operacionin “Zgjatja e Qëndrueshme” tha: “Në 7:44 pasdite me kohën lokale, Forcat e SHBA-së në Siri u sulmuan nga raketa të shumta. Nuk ka lëndime dhe dëmi është duke u vlerësuar”.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha CNN-it se raketat ishin ‘me gjasë’ të shkrepura nga milicia e mbështetur nga Irani në zonë, por origjina nuk ishte përcaktuar.
Disa nga raketat ranë pranë trupave amerikane, sipas raportit. Sulmi ndodhi në një vend të njohur si ‘Fshati i Gjelbër’ pranë një fushe nafte, ku besohet se janë vendosur 900 trupa amerikane.
Iraku të hënën dënoi sulmet ajrore të SHBA-së gjatë natës kundër grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kufirin Siriano-Irakian që vranë të paktën shtatë luftëtarë dhe shkaktoi thirrje për hakmarrje nga fraksionet e armatosura Irakene.
Dy caqe u sulmuan në Siri, me një të tretën gjithashtu të bombarduar në Irak. Pentagoni tha se grupe të shumta të milicisë së mbështetur nga Irani përfshirë Kata’ib Hezbollah (KH) dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada (KSS) ishin goditur.
Pentagoni lëshoi pamje video nga kabina e sulmit të hënën në mëngjes.

