Raketat e Hamasit ranë pranë selisë së ambasadës shqiptare në Izrael

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hamasi ‘hakmerret’ për vrasjen e 10 palestinezëve në kampin e refugjatëve në Gaza, dhe ka nisur sulmin me raketa drejt Izraelit pasditen e sotme.  

Raketat kanë rënë edhe lagjen Ramat Gan, në periferi të Tel Aviv, ku ndodhet dhe selia e ambasadës shqiptare.

Ambasada shqiptare përmes një postimi në twitter shprehu shqetësimin dhe bëri thirrje për nevojën e ndalimit të përshkallëzimit të tensioneve.

“Raketat goditën afër selisë së ambasadës shqiptare. Jemi shumë të shqetësuar për nga sulmet pa kriter nga Hamasi ndaj Izraelit. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë nuk duhet të përshkallëzohet” thuhet në postimin e ambasades.

https://twitter.com/AlEmbassyIsrael/status/1393543584176017409

Po në këtë lagje ndodhet edhe selia e ambasadës austriake.

Sirenat bien kudo

Mediat lokale në Izrael bëjnë të ditur se qendra e Izraelit është vënë në shënjestër të sulmeve të reja të raketave mesditën e sotme.

Sirenat bien kudo.

Një raketë thuhet se ka goditur një ndërtesë në Tel Avivi në lagjen Ramat Gan, një zonë ku ndodhet edhe selia e ambasadës shqiptare.

Një burrë rreth të  50-tave, humbi jetën nga ky sulm.

Ndërkohë dëshmitarët thonë se disa raketa janë arritur të asgjësohen nga sistemi i mbrojtjes i Izraelit.

Hamasi thotë se raketat janë përgjigje e vrasjes së 10 palestinezëve në kampin refugjat në Gaza. Deri tani janë 9 persona të vrarë në Izrael që nga dita kur nisi konflikti.

Share This Article