Raketat e Iranit ‘kërcënojnë’ portin e Durrësit, lufta mund të pezullojë investimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufta në Iran mund të ketë pasoja edhe në një prej investimeve më të mëdha të huaja në Shqipëri, atë Mohamed Alabbar në Portin e Durrësit.

Financial Times raporton se tre nga katër ekonomitë më të mëdha të vendeve të Gjirit po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së investimeve të jashtme për të përballuar kostot e luftës me Iranin dhe pasojat ekonomike të konfliktit. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti po përballen me vështirësi në eksportin e karburanteve, rënie drastike të arkëtimeve nga shitjet dhe kosto mbrojtjeje nga raketat iraniane, që në total shkon deri në 1 miliard dollarë në ditë.

Për këtë arsye qeveritë e gjirit, po vlerësojnë mundësinë e pezullimit të investimeve të mëdha në vendet e tjera të botës. Emaar Properties, e udhëhequr nga Mohamed Alabbar, ka marrë përsipër një investim të madh prej dy miliardë dollarësh për të transformuar Portin e Durrësit, në një marinë moderne jahtesh dhe destinacion turistik.

Projekti është pjesë e një plani më të gjerë për të modernizuar turizmin shqiptar. Mohamed Alabbar është themeluesi i Emaar Properties, gjigantit të pasurive të patundshme me seli në Dubai, përgjegjës për projekte ikonike si The Dubai Mall. Rreth 22 për qind e aksioneve të Emaar zotërohen nga Korporata e Investimeve të Dubait, që është krahu kryesor i investimeve të Qeverisë së Dubait, e themeluar në vitin 2006 për të menaxhuar dhe konsoliduar portofolin e kompanive tregtare të qeverisë.

Pra një pjesë e kuotave të kompanisë që ka marrë përsipër investimin në Durrës, zotërohet nga qeveria e Dubait, e cila tashmë po vlerëson mundësinë e tërheqjes nga investimet e huaja. 

Share This Article