“Amerika zotëron një armë më shkatërruese dhe më të frikshme se raketat bërthamore,” shkruante Doug Bandow për The Conservative American.
Ato janë avokatët.
Dhe mjaft njerëz tani dëshirojnë t’i drejtojnë këto raketa njerëzore kundër Pekinit.
Avokatët janë përgatitur për të paditur Republikën Popullore të Kinës për keqmenaxhimin e shpërthimit të Covid-19 dhe mashtrimin e botës.
Dhënia llogari nga regjimi kinez për rolin e tij në këtë krizë, duket një ide tërheqëse, dhe është ndoshta e mundshme.
Sipas konventës së imunitetit sovran, qeveritë zakonisht duhet të pranojnë që të paditen para se të fillohet ndonjë padi – e cila vështirë se do të ndodhë në këtë rast. Por, Kina është e shqetësuar sepse Kongresi mund t’ja heqë atë mbrojtje dhe të japë dritën jeshile për të filluar procedurat e padisë.
Pasuritë e Kinës në të gjithë botën mund të konfiskohen për të paguar pretendimet për kompensim. (Nga një padi private që tashmë është lançuar , avokatët po “kërkojnë 20 ttrilion $”.) Megjithatë, edhe nëse mund ta bënim këtë, a do ta dëshironim me të vërtetë?
Kjo do të ishte një deklaratë për “luftë globale ekonomike”. Kina me siguri do të përgjigjet në një mënyrë: tashmë janë ngritur padi edhe ndaj SHBA-së ku akuzohen për krijimin dhe përhapjen e Covid-19.
Dhe një mori vendesh të tjera, duke filluar nga Iraku në Libi, mund të fillojnë të kërkojnë dëmshpërblime për dëmtimet e shkaktuara nga ndërhyrjet e kaluara të SHBA-së.