Rakitiq ia siguron fitoren Barcelonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka shënuar fitore minimale të martën mbrëma për të vazhduar garën e fortë për titull të La Ligas me Real Madridin.

Në kuadër të xhiros së 31-të të kampionatit spanjoll, Barcelona fitoi si vendase ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 1:0. Kroati Ivan Rakitiq shënoi golin e fitores në minutën e 71-të. Ai shënoi me asistim të Lionel Messit, pas një ndërhyrje të dobët të mbrojtjes së Athletic Bilbaos.

Barcelona është kthyer në vend të parë me 68 pikë. Real Madridi është i dyti me 65 pikë, ndërsa të mërkurën luan nga ora 22:00 me Mallorcan.

Share This Article