Rama: 11 shtatori ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas kryedemokratit, Basha edhe kryeministri Rama ka përkujtuar 20-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA që shkaktuan mbi 3000 viktima.

Rama shkruan në Facebook se sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë”, shkruan Rama.

Share This Article