Po zhvillohet mbledhja e 8 e jashtëzakonshme ku kryeministri Edi Rama tregoi për publikun të rejta më të fundit nga aksionet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit.
Rama vuri theksin tek pajisja me çadra dimërore e banorëve në zonat rurale, pasi ato janë të lidhur më bujqësinë dhe nuk mund të shpërngulen në hotele.
“Sfida jonë për sot është pajisja me çadra dimërore të banorëve në zonat rurale. Ka akoma banorë në Lezhë të sistemuar me çadrat e para që nuk plotësojnë as kushtet më minimale.
Dje janë shembur 27 banesa të cilat ishin dëmtuar në strukturë dhe ishin të pabanueshme. Në këto momente që flasim 22 persona janë akoma në spital. Janë 12 mijë e 366 persona të akomoduar në hotele dhe çadra.
Çështjet për ndihma janë sistemuar tashmë. Dimë që Këshilli Europian ka dhuruar një fond prej 15 milion euro. Të dielën bashkë me presidentin e Turqisë do të zhvillojmë konferencën e donatorëve në Stamboll”, tha Rama.