ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza 4 hours ago
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 18 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 22 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 22 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 22 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Rama 3”, Gjeta: Pa figura politike dhe pa ekspertizë

albnews by albnews
3 September, 2021
in Albania
0
“Rama 3”, Gjeta: Pa figura politike dhe pa ekspertizë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shpallja e qeverisë “Rama 3” pasi mazhoranca mori votën e qytetarëve në 25 prill për të qeverisur vendin për një mandat të tretë ka qenë kryefjalë e debatit publik ditët e fundit.

Pedagogu, Altin Gjeta, i ftuar në Ora News përballë gazetares Matilda Mcini duke analizuar përbërjen e kabinetit thotë se “Rama 3” nuk reflekton as figura politike dhe as ekspertizë.

RelatedPosts

Ngjarje tronditëse në Bruksel, shqiptari gjendet i varur në një tabelë, mediat: Ngjan me metodat e karteleve meksikane

FOTO/ Ky është bosi i fuqishëm shqiptar i drogës që u kap në Kolumbi, ishte në arrati prej 9 vitesh

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Në syrin e analistit, kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një sajesë e Ramës nën frikën se eksponentë të caktuar të mazhorancës mund të jenë target i drejtësisë.

Gjeta: Nuk është se ishte ndonjë moment domethënës për zhvillimet politike në vend. Është një kabinet që nuk reflekton as figura politike dhe as ekspertizë, një kabinet i sajuar nga Rama që kërkon të luajë në mbrojtje në suaza të disa zhvillimeve të ndodhura kohët e fundit, disa dorëheqje në kampin e qeverisë  nga mandati i deputetit çka sinjalizon që diçka po luan nën tokë dhe që eksponentë të caktuar të mazhorancës mund të jenë target i drejtësisë. Rama ka ndërtuar një kabinet ku është munduar të jetë i kujdesshëm që asnjë nga anëtarët e saj të mos ketë probleme me ligjin. Së dyti ishte një moment ku vërtetoi dhe njëherë shkallën e degradimit të institucioneve por edhe politikës.

Gjeta thekson se Qeveria formohet në funksion të realizimit të disa projekteve, por në asnjë moment të fjalimit të Ramës gjatë shpalljes së qeverisë së re nuk u shpalos një program.

Gjeta: Rama në asnjë moment në fjalimin e tij nuk u ndal në projektin e qeverisë së re. E anashkaloi qëllimisht këtë, Rama është një politikan populist. Nuk ka folur as gjatë fushatës për një program  dhe nuk i ka fituar zgjeshjet me një program, vijon të qeverisë me evente dhe ngjarje. Është një kabinet që synon të administrojë pushtet dhe asgjë më tepër. Është një taktikë e njohur që synon të mos adresojë problemet e vendit por të tërheqë vëmendjen e opinionit ndaj ngjarjeve dhe skupeve. Kabineti i tretë i zotit Rama është simbolika e degradimit total të institucioeve shqiptare, demokracisë në vend dhe politikbërjes. Nuk flitet në asnjë moment për qytetarin, problemet reale të vendit.

Në kabinetin e ri të Ramës nuk ka asnjë politikan karriere në PS, nuk ka ekspertizë. Është instaluar kultura e njëshit. Kryetari i partisë udhëheq me dorë të hekurt, luan si të dojë me ekipin e tij dhe nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk jep llogari për aktet e tij politike, është e papranueshme. Kjo tregon se kemi arritur në pikën më të ulët të ndërtimit të institucioeve funksionale dhe moderne që më pas adresojnë dhe problemet reale të vendit. Gjatë qeverisjes së zotit Rama Shqipëria ka bërë një regres në këtë drejtim. Po shkojmë drejt instalimit të një autokracie putiniste në Shqipëri. Rama është i vetëdijshëm që nuk gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve sepse institucioni i zgjedhjeve është i minuar.

Ministrat e rinj do të duhet të dekretohen nga Presidenti, por Gjeta nuk parashikon ndonjë surprizë përkundër prëplasjeve Rama-Meta.

Gjeta: Kushtetuta e rregullon mjaft qartë, Presidenti ka provokativa formale për ta dekretuar qeverinë, është përgjegjësi dhe detyrë e kryeministrit të emërojë kabinetin e tij dhe pastaj të votëbesohet në parlament. Në fund të ditës është parlamenti që emëron kryeministrin  dhe gjithë qeverinë.

Edhe pse Kuvendi sipas tij është kthyer në një aneks të kryeministrit Rama, Gjeta shpreson se rikthimi i opozitës do të sjellë efekte pozitive në balancimin e situatës.

Gjeta: Shpresoj që të kemi një parlament me funksional se vitet e shkuara.

Sa i takon aksionit opozitar, ai ndan mendimin se opozita do të duhet të ofrojë një model krejt tjetër, një thyerje shumë të madhe me modelin e kryeministrit Rama por edhe me të shkuarën.

Gjeta: Opozita nuk ka funksionuar si duhet, është mjaftuar me retorikë por kjo nuk mjafton për të ardhur në pushtet. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të zhgënjyer nga politika. Opozita duhet të largohet nga modeli i retorikës dhe të shfaqet si alternativë. Opozita duhet të prodhojë politikë dhe alternativë dhe në mendimin tim nuk e ka bërë sa duhet.

Është shansi i vetëm për PD, zotin Basha, që të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e të bërit opozitë në Shqipëri. Duhet të kishte filluar tashmë. Basha dhe PD ka pasur disa limite që i atribuohen kundërshtarit, sjelljes së kryeministrit dhe qeverisë, mënyrës si ajo i është qasur pushtetit, por edhe limite të brendshme, nuk ka arritur dot të reflektojë realitetet e reja sociale dhe politike të vendit. Është një lloj miopie që nuk i falet opozitës. Nëse vazhdon të ecë në këtë drejtim fatkeqësisht gjasat janë që mos të arrijë të kapitalizojë mbështetje të rëndësishme elektorale dhe të vijë në pushtet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

Liderët evropiane dhe ata në Lindjen e Mesme pro planit të Trump për paqen në Gaza

30 September, 2025
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result