“Rama 3”, PD: Shërbëtorët e rinj të korrupsionit dhe babëzisë, përballja jonë në parlament e sheshe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të emrave të rinj të kabinetit qeverisës Rama 3 ditën e sotme.

Me anë të një postim në Facebook, deputetja e zgjedhur në 25 prill Greta Bardeli e ka konsideruar kabinetin e ri si fytyra korrupsionit e babëzisë të njohur për abuzime me fondet publike.

Ajo shkruan se  ministrat e rinj janë për të ardhur keq, pasi janë figura anonime që përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve.

Reagimi i Bardelit:

Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të jenë veç për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP dhe Tenderave! Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike! Zv.kryeministri, mjeshtër i inceneratorëve A. Ahmetaj duhet të ishte dorëzuar ne pranga në derën e SPAK dhe jo të firmosë aferat në mungesë të kryeministrit.  Organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve në dosjen e njohur 184, 339/1 janë shpërblyer me poste të larta në qeveri e parti. I njohur nga gjithë shqiptarët si Tërmet Gjiknuri, asistent i Y.Lalës organizator i strukturës paralele të grabitjes së zgjedhjeve në aleancë me grupe gangsterësh është i përzgjedhur nr.2 i E.R !

U.Manja i përfshire në përgjime e krimit zgjedhor ne dosjen 184 të botuar në revistën gjermane “BILD” është emëruar hiç më pak se Ministër Drejtësie për të mbyllur të gjitha dosjet e manipulimit elektoral! Gratë në qeveri, për të ardhur keq, figura anonime përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve, janë thjesht e vetëm fasada! ER i përdor gratë për kozmetikë për të mbuluar pushtetin mizor e grabitës, pushtetin që shkakton vuajtje dhe varfërim cdo ditë. Përballja jonë në Parlament, në sheshe e rrugë e kudo të jetë e mundur, me dhe për qytetarët do të rikthejë shpresen e besimin, forcën e kurajon për një qeverisje për shqiptarët!

Share This Article