ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Asnjë pagesë për foton me Obamën

albnews by albnews
4 October, 2019
in Albania
0
Rama: Asnjë pagesë për foton me Obamën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama mohoi mbrëmjen e së enjtes të jetë përfshirë në çështjen e një pagese prej 80 mijë dollarësh si donacion për fushatën elektorale të vitit 2012 të presidentit amerikan Barack Obama, e cila dyshohet të jetë ofruar për t’i krijuar atij mundësinë e realizimit të një fotoje me kreun e Shteteve të Bashkuara.

Çështja e cila bëri zhurmë në vitin 2016 kur autoritetet amerikane morën nën hetim dhe hapën një proces gjyqësor ndaj shqiptarit me banim në New Jersey, Bilal Sheshu, u rikthye në vëmendjen publike, pasi pak ditë më parë një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61 vjeçarin William Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama. Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Më herët, një Gjykatë në New Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht, Bilal Shehun, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

/**/ /**/ /**/

Lexoni edhe këtë

Nju Xhersi, pyetjet në gjykatë për Bilal Shehun

“Kjo është një çështje e hetuar dhe gjykuar në SHBA dhe, po të kisha lidhje me të, nuk do isha një person tërësisht i papërfshirë, i papyetur dhe i pakonsideruar në asnjë aspekt nga ana e drejtësisë amerikane”, u shpreh zoti Rama gjatë një interviste në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “News 24”. Ashtu si dhe më parë zoti Rama përsëriti se “nuk kam marrë pjesë në asnjë eveniment dhe kam bërë një foto dhe një takim me presidentin Obama. Nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj pagese. Zero”, deklaroi ai.

Duke ngritur dyshime të shumta mbi origjininë e këtyre parave që sipas saj janë paguar nga kryeministri, Partia Demokratike, ju drejtua dy ditë më parë Prokurorisë për të kërkuar hapjen e hetimeve ndaj kryeministrit, i cili sipas saj “ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“S’kam asnjë problem me asnjë lloj hetimi. Dhe këtë jam gati ta them kudo”, u shpreh zoti Rama sipas të cilit, lëvizja e opozitës, “rivjen si një përpjekje për të kompensuar në sytë e publikut një çështje tjetër, e hapur, qartësisht e lidhur me një shkelje flagrante të ligjeve shqiptare dhe me dyshime të rënda për përfshirje të aktorëve të tretë përmes financimit të PD”, tha ai duke ju referuar lobimit të saj në Shtetet e Bashkuara përmes firmës amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, e cila në dokumentacionin e dorëzuar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, ka deklaruar se ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017/VOA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result