Rama: Ata që penguan drejtësinë për 21 Janarin, nuk do ia hedhin me Vetting

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjyqtarët që sipas tij kanë mbajtur peng drejtësinë për 21 Janarin do të vihen para përgjegjësisë edhe në qoftë se ata janë larguar nga vettingu apo janë dorëhequr për t’i shpëtuar filtrit.

Kreu i qeverisë shtoi se edhe sot që flasim e drejta trajtohet si mall në shumë çështje pasi gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë pjesë e atij llumi.

“Ku janë sot ata që duke përdorur çekiçin e gjykatësit të rregullimit të Shqipërisë e sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 Janarin. Një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem. Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit.

Një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve. Por jo. Shumëkush ka menduar se vettingu është shkallë ndëshkimore. Jo. Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem.

Është pjesë e një infrastrukture të ngritur për ta vendosur drejtësinë e re në themelet e duhura dhe për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është për të pastruar. Edhe sot që flasim e drejta nuk është ndarë nga malli. Trajtohet si mall në shumë çështje nga gjykatës dhe prokurorë të cilët janë pjesë e atij llumi që vazhdon të pastrohet por nëse shohim shifrat e atyre që janë larguar ata kanë tejkaluar parashikimet më pesimiste në sensin e të qenit shumë”, u shpreh Rama.

Share This Article