ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 6 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 9 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 9 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 9 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Banesat individuale do jenë gati për Vit të Ri

albnews by albnews
3 March, 2020
in Albania
0
Rama: Banesat individuale do jenë gati për Vit të Ri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Thumanës për projektet e rindërtimit u shpreh se “banesat individuale do të ndërtohen të gjitha dhe do të jenë gati deri për Vit të Ri. Godinat me disa kate pak më shumë nevojë për durim se duan pak më shumë kohë. Se nuk është njësoj”.

Megjithatë, theksoi Rama, “çfarë patë këtu, do bëhet atje, dhe do të jetë më e bukur atje se kjo që patë këtu. Kjo ju siguroj”.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Po ashtu, shtoi Rama, “këtu nuk është e dukshme pjesa e hyrjes. Kur hyn këtu në Thumanë është sikur hyn në ndonjë xhep fals që ke frikë se mos humb dhe s’del më. Të gjithë vijnë lënë makinat aty, një rrëmujë  dhe s’merret vesh. Ne do ta ndryshojmë atë pjesë aty, do të jetë tamam një qendër e një qyteze”.

“Do të jetë qytezë, sepse do të ketë të gjitha shërbimet. Do të ketë edhe një bibliotekë për fëmijët, edhe për ata që duan të kalojnë kohën në bibliotekë, do ketë edhe terrene sportive, fushën e futbollit, do ta ketë shumë më të mirë se kjo që është aty, edhe disa fusha të tjera, edhe një park lodrash për fëmijët, edhe për të moshuarit”, tha Rama.

Dhe sigurisht, shtoi Kryeministri, “do të ketë shumë më tepër arsye për ta  zhvilluar biznesin e vogël pak më shumë. Ju keni disa biznese të vogla këtu, por janë vetëm në shërbim të komunitetit”.

“Çfarë ndodh në Belsh sot. Belshi ishte një tmerr, iknin të gjithë. Në Belsh sot nuk ka më mundësi, nuk gjen dot vend për t’u ulur nëse shkon të shtunë e të dielë, sepse shkojnë shumë njerëz për të kaluar fundjavën. Dhe çfarë ka Belshi më shumë. Asgjë. Është e njëjta strukturë, liqeni, një qytezë edhe fushat përreth. Këtu tani do të ndodhë e njëjta gjë”, tha Rama.

“Në Belsh po hapen në mënyrë të vazhdueshme biznese të vogla që u shërbejnë jo më komunitetit, por u shërbejnë atyre që vijnë vizitorë. Ju keni shumë njerëz në emigracion. Dhe kjo do jetë një arsye që të fillojnë ta kthejnë pak kokën dhe kursimet e tyre të fillojnë t’i investojnë në bujtina për mikpritje, agroturizëm etj.”, theksoi Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result