Rama, Basha dhe Meta bashkë në festën e pavarësisë së SHBA-ve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA në Shqipëri ditën e djeshme ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Në fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim, shihet se në ceremoni ka qenë kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në këtë takim nuk mund të mungonte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka qenë krah politikanëve shqiptarë.

Kjo është ndër të rrallat herë në vitet e fundit që këta personalitete të politikës shqiptare bëhen të gjithë bashkë, dhe kjo është meritë e ambasadores Kim, që pas presionit për Reformën Zgjedhore, siç duket “ia ka marrë dorën” që t’i mbledhë të gjithë bashkë.

“E nderuar të festoj 244 vjetorin e tonë me Ilir Metën, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Lulzim Bashën. Faleminmderit të gjithëve miqve shqiptarë për urimet. Shohim përpara për festime më të mëdha vitin tjetër”, shkruan ambasadorja Kim në Instagram.

Share This Article