Rama bën kllounin me Macronin: Tallet me ngatërresën e Trump në mes të Samitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet sot në Kopenhagen, Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi të qeshura dhe befasi, duke ironizuar gafën e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Rama iu drejtua presidentit francez Emmanuel Macron me humor:

 “Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Gafa e Trump-it kishte ndodhur gjatë një fjalimi zyrtar, kur ai përmendi Shqipërinë në vend të Armenisë, duke deklaruar se “është shuar konflikti me Azerbajxhanin”.

Reagimi i Ramës ka shkaktuar të qeshura , duke treguar se kryeministri shqiptar nuk humb asnjë mundësi për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të ironizuar gafat.

Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Europian po mblidhet sot në Kopenhagen dhe sjell së bashku udhëheqës nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe përfaqësues nga 22 shtete të tjera, përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fokus të samitit janë mbështetja për Ukrainën, siguria dhe stabiliteti i kontinentit, si dhe çështje të tjera gjeopolitike dhe ekonomike.

Share This Article