Rama bën të fortin në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama shpërtheu kundër politikanëve britanikë, duke u thënë “që të mbyllin atë dreq goje” kur flasin për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe sot është ambasador. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike.

Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira”, tha Rama në fjalën e tij në në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian.

“Sepse shqiptarët po punojnë fort dhe janë krenar që janë pjesë e këtij komuniteti. Kështu që kushdo që i prek duhet të ta mbyllë atë dreq goje”.

Share This Article