Rama debat me Spiropalin, gazetarja Shehu zbulon detajet nga mbledhja e PS

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu në një lidhje live në emisonin “Review” me Greta Topjana ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kësaj të shtunë të grupit të PS dhe qeverisë. Gazetarja ndër të tjera ka zbuluar detaje nga një debat që është regjistruar mes kryeministrit Edi Rama dhe ish- ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Ajo ka theksuar se debati mes tyre është i ndarë në dy episode ndërsa ka dhënë edhe detaje rreth replikave mes tyre. Shehu shtoi se Rama në episodin e dytë i është drejtuar duke i thënë deputetes që të heshtë dhe se do ta nxjerrë jashtë.

“Nga ajo që ne kemi mësuar në këto gjashtë orë mbledhje me dyer të mbyllura është fakti se për disa minuta në dy momente të ndryshme mes zotit Rama dhe zonjës Spiropali ka patur një debat dhe momente tensioni.

Momenti i parë ka qenë kur në fakt po raportonte ë drejtoresha e agjenisë së kadastrës Lorena Goxhobelli. Në momentin kur ka qenë pyetje përgjigje nga ana e deputetëve, saktësisht ka qenë momenti kur është pyetur zonja Goxhobelli nga Zamira Sina, e cila është deputete e qarkut të Vlorës.

Në momentin që drejtoresha e kadastrës po i përgjigjej pyetjes, ka patur në fakt një kthim përgjigje nga deputetja në fjalë dhe në ato momente drejtoresha kadastrës i ka thënë zonjës Sina se bëri pyetjen e do duhet të priste përgjigjen. Sa i takon çështjes së kadastrës, në ato momente ka qenë zonja Spiropali e cila ka ndërhyrë dhe ka thënë se si i flet deputetit në këtë gjuhë.

Ky ka qenë momenti i parë duhet thënë ku zoti Rama në fakt ka bërë edhe një gjestikulacion drejtuar zonjës Spiropali për të mos vijuar më tej“, tha ajo.

Sa i përket momentit të dytë, Shehu shton se ka ndodhur në 60 minutat e fundit të takimit kur deputetëve po u prezantohej nga ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Eriona Ismaili, strategjia e komunikimit me qytetarët.

“Në momentin kur zonja Ismaili ishte duke prezantuar këtë strategji ku përfshiheshin deputetë të rinj dhe deputetë të vjetër, qasja se si do të ishte e tyre në media tradicionale, intervistat në televizione dhe po ashtu qasja që do të kenë në rrjetet sociale. Ka patur nga ana e zonjës Spiropali përdorim të telefonit dhe disa të qeshura.

Në këto momente ka qenë vetë Eriona Ismaili e cila i është drejtuar zonjës Spiropali çfarë keni që qeshni dhe në ato momente ka qenë ndërhyrja e zotit Rama i cili i ka thënë se “do të nxjerrë jashtë e do marr masa, mos më provo më”.

Dhe nga ana tjetër zoti Rama i është drejtuar zonjës Spiropali duke i thënë që “mos më bëj të flas se mund të tregoj gjëra të cilat s’të pëlqejnë dhe hesht”. Në ato momente zonja Spiropali i është drejtuar zotit Rama duke i thënë që nëse ka diçka për të thënë mund ta thotë në atë mbledhje. Gjithçka është zhvilluar në tre apo katër minuta”, tha ajo ndër të tjera.

Share This Article