Rama: Deri në vitin 2029 nuk do ketë taksë për biznesin e vogël

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lajm i mirë për biznesin e vogël është dhënë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë prezantimit të paketës fiskale 2022 për biznesin e vogël, bashkë me ministres e “Financave dhe Ekonomisë”, Delina Ibrahimaj, kryeministri tha se do vazhdojmë të mbajmë një regjim me taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla. Këtu shtoi se për sa kohë të jetë në pushtet, deri në vitin 2029, siç tha Rama, nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël.

“Unë besoj shumë që sot jemi në kushtet ku mund të aspirojmë të hyjmë në një fazë të re, konsolidimi i pozicionit me 0 taksa për biznesin ka vlerë të rëndësishme. Sa kohë do jemi këtu deri në 2029 nuk do ketë taksë për biznesin e vogël, që në njëfarë mënyre jep edhe një qetësi psikologjike edhe për të mos pasur paparashikueshmëri.

Pjesa më e zhvilluar e biznesit të vogël të mund të kapërcejnë ku do fitojnë më shumë dhe do paguajnë më shumë”, tha kryeministri.

Share This Article