ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 12 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 12 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 12 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 12 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama dhe Kurti bashkë në Slloveni, a do të realizohet takimi mes dy kryeministrave?

albnews by albnews
19 August, 2023
in Albania, Kosova
0
Rama dhe Kurti bashkë në Slloveni, a do të realizohet takimi mes dy kryeministrave?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministrat Rama dhe Kurti kanë konfirmuar praninë e tyre si folës në panelet e forumit dy ditor të Sllovenisë që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të këtij muaji. Ky forum do të jetë një mundësi për një takim të munguar kohët e fundit mes Kryeministrit Rama dhe homologut te tij kosovar Albin Kurti.

Më 6 Korrik kur Rama zbriti në Prishtinë si pjesë e turit të tij ballkanik kushtuar përgatitjeve për takimin e Tetorit në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit ai u prit vetëm nga Presidentja Osmani dhe nga kryeparlamentari Konjufca. Kurti kushtëzoi asokohe takimin me Kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

RelatedPosts

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

‘Do i ‘shuaj’ burrat e fisit Lleshi’ – Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli…deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

Kurti e konsideroi si të paarsyeshëm vendimin e Kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 Qershor në Gjakovë. Ai u shpreh se do të mirëpriste Ramën që të zhvillonin mbledhjen nderqeveritare ku të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Më 17 Korrik Kurti e refuzoi për herë të dytë takimin me Ramën teksa Kryeministri mblodhi në një takim informal krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kurti preferoi atë ditë të shfaqej në një simpozum të një shoqate jo qeveritare në ishullin e Kretës.

Qejfmbetjet e Kryeministrit kosovar ndërlidhen me faktin se Kryeministri Rama adresoi kritika publike ndaj qeverisë në Prishtinë për mosmenaxhimin si duhet të situatës me serbët në veri pas zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat serbe që sollën ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe më pas sanksione nga BE e SHBA. Po ashtu Kurti u gjend i befasuar nga drafti për themelimin e bashkësisë së komunave serbe që Rama e dërgoi në Berlin e Paris pa e konsultuar atë paraprakisht. Kryeministri kosovar ka ironizuar edhe iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur në të cilën Rama ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Vuçiç e Kovaçevski për projekte të përbashkëta kryesisht ekonomike.

Kurti ka realizuar kohët e fundit disa takime në selinë e qeverisë kosovare në një mjedis të hapur që e ka emërtuar publikisht si Ballkoni i Hapur në një karshillëk të hapur me iniciativën rajonale që ka për iniciator edhe Kryeministrin shqiptar. Në forumin strategjik të Bled-it do të marrin pjesë krahas Kryeministrave Rama e Kurti edhe Presidenti serb Vuçiç, Kryeministri maqedonas Kovaçevski si dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Aty do të flitet krahas bashkëpunimit rajonal edhe për çështjet e sigurisë dhe anëtarësimin në BE.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result