“Rama dhunues i sovranitetit të Shqipërisë”, Berisha: Pashiqi i Tiranës punon kundër Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të Ditës së Pavarësisë në selinë blu se kryeministri Rama është dhunues i sovranitetit të Shqipërisë.

Berisha e cilësoi Ramën si “Pashiqi i Tiranës”, ndërsa u shpreh se kryeministri “punon natë e ditë” kundër gjysmës tjetër të kombit, Kosovës.

“Beteja që bëjnë deputetët është betejë për sovranitetin e Shqipërisë, për të ushtruar kontroll në emër të sovraniteti mbi qeverinë. Nuk ka sovranitet të vërtetë pa kontroll të qeverisë. Këtë e ka rrëmbyer totalisht Pashiqi i Tiranës. Ai kontrollon sot të gjithë ekzekutivin, të gjithë të emëruari në institucionet e këtij vendi.

Kontrollon totalisht drejtësinë. Kërkon ti marrë opozitës atë pushët, atë veto që i garanton Kushtetuta që të kontrolloj qeverinë. Ai është sot Kryeministri ndër më të inkriminuarit në botë. Ai vjedh me firmë e tij çdo ditë pasuritë publike të vendit, ndaj dhe ka zgjedhur të shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve dhe të vendosë diktuarën e tij. Kjo ditë sot frymëzon më shumë se çdo ditë, u jep zemër shqiptarëve të ngrihen.

Nuk mund të pranojmë një dhunues të sovraniteti që për pushtet personal i ka rrëmbyer kombit të gjitha pushtetet dhe punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës, që me të drejtë e kanë quajtur me të drejtë Pashiqi i Tiranës”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Share This Article