Nga qyteti i Elbsanit, kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.
“Ata që nuk dalin dot kampionë kanë zgjedhur rrugën të dalin nga stadiumi e thonë ose dilni nga stadiumi dhe pastaj ta zgjedhim kush do hyjë në stadium. Jo kështu nuk ka. As mos kini merakun që do të bëjnë rrëmuja, makismumi është atë që bëri profesori (Flet për Edmond Spahon) sot për turpin e tij dhe të gjithë studentëve, që si profesor në ekonomi mund të ketë dhënë mësimet e duhura por si profesor në rrugë dha mësim të shëmtuar”, theksoi Rama.
Rama foli për një pushtet absolut duke marrë të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Ndërkohë që në Elbasan kandidati socialist për kryetar bashkie është Gledian Llatja.
“Ne nuk jemi parti rrugore. Dhe më 30 qershor do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë të gjitha bashkitë. Nga Kukësi në Skrapar, nga Durrësi në Korçë, e me radhë. Dikush do të thotë po si të marrë të gjitha bashkitë. Po! Të gjitha do i marrim, sepse kudo ne mund të bëjmë më shumë për njerëzit, e sidomos aty ku deri sot kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet që kanë qeverisur ata dhe është transformuar si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora”, pohoi Rama.
Rama tha se është gati të dialogojë me Bashën por ky i fundit pengohet nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“U nisën për të më rrëzuar mua, rrëzuan Myslim Murrizin!.. U detyrova të rri me atë (Bashën) se desha me e fut në zgjedhje. Tani ai do prapë që unë të shkoj të rri me të. Po kam unë kohë të shkoj të rri me të. Ore unë mund të merrem prapë por nuk e lë fallxhorja sepse tani janë bërë dy. Ore unë i them hajde mo vëlla por ajo i thotë jo, jo edhe pak, se këtu tek filxhani je, ja po bie dhe loja po ngrihet edhe pak se kam pa helm përmbys. Pij edhe një pij edhe një e mbyti e shkatërroi. Është rrit konsumi i kafes turke në të gjithë zonën e SHQUP. Pyeti ato që rrinë atje, pjek kafe fut filxhan.. shoh një pemë këtu ai po bie edhe hipin nëpër pemë. .. Është fut dhe partia e Saliut .i thotë futi ti po na ra Luli nga pema të kemi ty”, tha Rama.